Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E stresuar gjatë shtatzënisë? Mund të lindësh vajzë
English

E stresuar gjatë shtatzënisë? Mund të lindësh vajzë

SHBA, 27 tetor NOA - Departamenti Publik i Shëndetësisë në Universitetin e Oksfordit ka qenë prej shumë vitesh në kërkim të lidhjes mes kushteve mendore, stilit të jetës, shtatzënisë dhe zhvillimit të fetusit. Doktoresha Cecilia Pyper, shef e grupit të kërkimit, ka deklaruar që një grua e stresuar ka më pak mundësi për të mbetur shtatzënë. Asgjë e re, mund të thotë dikush: është diçka tepër e njohur për një çift që është në kërkim të fëmijës, ku stresi i krijuar nuk ndihmon aspak në mbetjen shtatzënë. Në momentin që hiqet dorë ai mund të mbërrijë. Doktoresha Pyper ka shkuar dhe më tej, duke pohuar se gratë që janë gjatë shtatzënisë të stresuara kanë shumë mundësi që lindin një femër. Me sa duket stresi mund të jetë vendimtar në seksin e fetusit. Kjo hipotezë megjithatë ka ende nevojë për siguri dhe konfirmime të tjera. Për këtë hulumtim, janë përfshirë 338 femra angleze që po përpiqeshin për të mbetur shtatzënë. Gjatë gjithë ditëve ata duhet të kontrollonin stilin e jetës dhe aktivitetin e tyre seksual. Në fillim të programit, e deri në fund, janë matur nivelet e enzimës alfa-amilasi dhe të hormonit të kortizolit. Pikërisht ky hormon është i lidhur ngushtë me stresin gjatë një periudhe të gjatë, ndërkohë që nivelet e alfa-amilasi mund të rriten gjatë një adrenaline të papritur. Në këtë mënyrë bëni kujdes me shakatë apo trembjet e papritura. Pas nëntë muajsh... Femrat me një nivel mesatar dhe të lartë të kortizolit sollën në jetë vetëm femra,ku përqindjet variojnë nga 70% deri të 75%. r.b/NOA

KOMENTE