English

Zonja Obama, një kuzhiniere e famshme, do të publikojë libër kuzhine

SHBA, 27 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi – A jeni gati për tu njohur me Michelle Obama, perëndeshën e kuzhinës?

Zonja e Parë do të publikojë një libër me receta gatimi, i cili pritet të dalë në shitje në 10 Prill të vitit 2012.

Libri do të kombinojë këshilla në lidhje me gatimin, të frymëzuara nga kopshti i Bardhë i shtëpisë së Michelles.

Zonja Obama ka vendosur bazën e më shumë se 55 varieteteve bimore si, speca apo patëllxhanë, të cilat rriten e zhvillohen në kopshtin me lëndinën më të madhe që keni parë ndonjëherë.

Ndërsa tani, Zonja Obama është duke përgatitur edhe librin më të fundit me ide, receta dhe fotografi personale nga ambientet e përditshme të jetës së Zonjës.

“Qëllimi i librit është për të treguar se si ushqimi i shëndetshëm, mund të nxisë shprehitë më të mira të të ngrënit, si edhe për të përmirësuar shëndetin e familjeve dhe komuniteteve në të gjithë Amerikën.”- sipas shtëpisë botuese, Random House, e cila do të dhurojë të gjitha fitimet për një bamirësi të paidentifikuar. Përmbajtja e recetave nuk është zbuluar ende, por është e sigurt të them 100 për qind, se përmbajta e tyre do të jetë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe do të përbëhen nga perimet bazë.

KOMENTE
  • ylli14:31 - 28 Tetor 2011
    shyqyr se kena met pa hanger deri tash e bela po na vjen dita edhe ne me msua si me gatua.