English

Korçë, masakër për sharjet në Facebook

Korçë, 28 tetor 2011, NOA – Një sherr i nisur në Facebook, për fotot dhe komentet e bëra ka përfunduar me fraktura dhe dëmtime serioze për një 19-vjeçar nga Korça. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme dhe personat e përfshirë në sherr janë Dritan Osmanaj 26 vjeç, banues në lagjen Nr. 17 në Korçë dhe R.Mici, 19 vjeç, banues në lagjen Nr. 1 në Pogradec dhe student në Korçë. Pas shkëmbimit të batutave të parë në Facebook, kanë nisur dhe ofendimet mes dy të rinjve. Më pas Osmanaj ka takuar 19-vjeçarin Mici dhe e ka rrahur atë. Ai e ka qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit . Pas verifikimit të fakteve, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Osmanaj. Mici është shtuar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ndaj Osmanajt ka nisur hetim për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”. a.k/NOA

KOMENTE
  • ska rendesi11:46 - 28 Tetor 2011
    sa keq
  • ylli11:27 - 28 Tetor 2011
    epo mire se i kemi degjuar dikur per skena gladiatoresh. tani e paskan khtyer faqen e facebook, po mos harroni se fb eshte per miqesi dje jo.