English

SHBA, prindërit e vogëlushit Adolf Hitler mund të marrin sërish kujdestarinë

SHBA, 28 tetor NOA - Një çift prindërish i kanë quajtur fëmijët e tyre Adolf Hitler, JoyceLynn dhe Aryan Nation. Shërbimet shoqërore, tre vite më parë, i hoqën kujdestarinë por, tani janë gjykatës mund t’ia kthejë sërish fëmijët pasi emrat që janë vendosur nuk përmbajnë ndonjë arsye thelbësore për ti hequr këtë të drejtë. Kjo dhe pse në këtë rast kemi të bëjmë me një farë racizmi pasi emri prezanton një ndër figurat më të pamëshirshme të historisë njerëzore. Protagonistët e kësaj ngjarje banojnë në SHBA, më saktësisht në Nju Xhersi. Tre vite më parë Deborah Campbell kërkoi në një pastiçeri që mbi tortë të shkruhej emri i të birit: Adolf Hitler. Në këtë moment pati ndërhyrje të policisë, që më pas zbuloi se dhe motra e vogël kishte një emër nazist: Aryan Nation. Fëmijët u morën menjëherë dhe u lanënjë kujdestari tjetër. Tani pas tre vitesh, një gjykatë në SHBA ka pohuar se fëmijët mund të rikthehen në shtëpi, pasi nuk mund të konsiderohet si abuzim fakti që ata kanë këto emra. r.b/NOA

KOMENTE