Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Darka e “mbyllur” e Lamës
English

Darka e “mbyllur” e Lamës

Nuk e kam të qartë, nuk e kuptoj se kujt i duhen dhe kujt i shërbejnë Darkat e “ mbyllura “të Lames? Të mbyllura për ata të cilët e kanë merituar më së shumti sepse e ujitën bereqetin e “Lamës” me djersë e mund?!

Nga Selatin Kaçaniku

Ndoshta ndokujt i shërbejnë vetëm për shfaqje, për show medial e nëse mediumet e informimit nuk “ e kapin “ atëherë ndokujt në redaksi i caktohet “ detyra partiake “?!

Ky rit i vjetër Ilir, rit popullor i falënderimit ndaj krijuesit për bereqetet që ia fali, për djersën që ia pllenoi, rit i popullit krijues ( prodhues ), tani në formatin e konsumuesit të bereqetit të frytit vetanak, realisht do të duhet të shënohet nga të dy së bashku, nga populli e konsumatori, mes të cilëve do të zënin vend edhe politikanët. Por, nuk e kuptoj pse këta të dytët vazhdimisht kremtojnë pa popull e pa konsumatorë?

Në emër të tyre?! Jo, jo ju faleminderit, fillimisht duhet merituar.

- Duhet merituar duke shtruar sofrën e “ Lamës “ edhe për ata 54 % të varfër mes të cilëve deri 34% janë ata me varfëri ekstreme.

- Duhet shtruar edhe për ata shtetas të cilët pretendojnë se akoma nuk janë të lire / nuk kanë qarkullim të lire sa të tjerët;

- Duhet ndihmuar / subvencionuar bujqësinë; Duke stimuluar prodhimin vendor; Duke substituuar importin ( 5-600MLN/€/vit vetëm nga Serbia?! ); Duke e angazhuar mbi 60% të popullatës rurale; Duke e mbushur Buxhetin e Shtetit për 100% më shumë; Duke afirmuar MARKAT vendore-tradicionale; Duke prevenuar konkurrencën joluajale për prodhimet e vendit nga importi; Duke hapur tregun e vendit për bashkëpunim me miq e jo me armiq të cilët me paranë e bereqetit tone na vrasin e shkatërrojnë; Duke…?!

- Duke na ndihmuar e kontribuar që në Shtetin tone, me bereqetin tonë, në sofrën tone, me miqtë tanë dhe në darkën tonë të lamës të vlejmë e ta ndjejmë veten si tanët?!

- Me cilën të drejtë na distanconi? Për 2 MLN shtetas të Kosovës një kafshatë në darkën tonë të Lamës nuk kushton më shumë se një veturë zyrtare nga më të lirat që për çdo vit shkatërrohen me dhjeta e qindra e që blihen me paranë tone. Duke qenë se jemi taksapagues dhe elektorat që votojmë e paguajmë ju na detyroheni bashkëpunim e llogaridhënie.

- Pse shkëputeni, keni turp prej nesh?! Një proverb popullor thotë; “Qengji që ndahet prej bylyku e han ujku”?! Ju, me gjasë, pretendoni se nuk ka “ujk” që mund t’ju rrezikojë?

- Fundja, atë që do ta kemi të shtruar në sofrën tone të përditshme me kënaqësi do ta shtronim e akordonim me protokollin e darkës së Lamës politikanë të dashur. Me rëndësi është të mendoni për ne, të na thërrisni dhe të jemi bashkë. T i bashkojmë edhe sofrat, edhe zemrat, edhe angazhimet për vizionet e së ardhmes…Mos na ndani partish, sektesh, mashallash, pasurish, setrash…sepse kështu “dëshmojeni” se cili sa jeni i madh e cili i vogël. Mos na përjashtoni nga sofra, sepse është e përbashkët, është sofër, darkë e lamë nacionale / shtetërore dhe do si do e paguajmë ne me taksat tona. E, mos na bashkoftë më lufta?!

E kamë të qartë se shumica prej jush / nesh, para se të bëheshit / bëhenim politikanë ose ndonjë dikush, as që patët / patëm dëgjuar për darkën e Lamës. E kamë të qarte se edhe kabinetet e këshilltarët tuaj janë kryesisht të rinj e të papërvojë, lodhen e harrojnë shpejtë, por ne do t i ndihmonim e nëse ka nevojë do të bëjmë lobi për hapjen e edhe të një ministrie të re enkas për protokolle, organizime, aktivitete kabinetesh dhe për darkën tonë të Lamës?!

Megjithatë nuk është turp të pyesim, të mbështetemi e të bashkëpunojmë sepse ofendime e keqkuptime mes nesh nuk do të duhet të lejojmë. Sepse, shpresoj se do të pajtoheni me mua, buka pogaçe nuk ka shije nëse nuk thyhet nga dorë e vrazhdë e bujkut të vyer, bereqet të cilin e ka njomur me nderë e me djersë – për ekzistencë e për ardhmërinë tonë. Në krye të sofrës në darkën e Lamës duhet të ulet po ai i cili e ka njomur bereqetin me djersën e ballit, e përfaqësuesit e votës së tij mund të ulen afër.

KOMENTE