English

Makina përplas për vdekje 11 vjeçarin, në gjendje të rëndë një tjetër

Fier, 29 tetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrethin e Fierit ku dy fëmijë janë përplasur fuqishëm nga një benz me targa Fieri (Fr 9212 B), e njëri prej tyre ka gjetur vdekjen.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se fëmijët e moshës 11 vjeçare kanë qenë duke kaluar rrugën Levan- Frakull i vogël, kur u përplasën nga mjeti i cili ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.

Mësohet se fëmija tjetër ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të këtij qyteti për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ku po merr ndihmën e shpejtë, ndërsa lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë nisur hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE