English

Mbytet në vaskë 5 vjeçarja shqiptare

Affori, 29 tetor 2011, NOA – Një vajzë 5 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në apartamentin e saj në rrugën Terracina të komunës Affori në Itali.

Vogëlushja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur ishte duke luajtur me vëllezërit e saj në vaskë kur e ka zënë korenti. pasi tharësja e flokëve ka rënë në ujë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në familjen shqiptare kur 5 vjeçarja nuk ka mundur dot t’i shpëtojë mbyrtjes pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe mjekëve. Ajo është dërguar menjëherë në pediatrinë e qytetit ku ka vdekur pak minuta pas mbërritjes për shkak të pushimit të zemrës.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Alban Lleshi11:08 - 29 Tetor 2011
    Mvjen shum keq :(