Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 29 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 29 tetor 2011

Tiranë, 29 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 29 tetor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: Rrëfimi i Helena Kadare: Dy rastet kur Ismailin e kanë kërcënuar me jetë. Shkrimtarit i gatitën një Fatva gjatë vizitës në Nju Jork ku ishin edhe Berisha e Hajdari.

Disa tituj të tjerë: Qeveria çon në Kuvend 25 nene shtesë për falimentimin në “Ligjin për bankat; Prapaskenat e dorëheqjes së kreut të ALUIZNI-t.

Gazeta Mapo ka si argument kryesor: Dekorimi i Arbnorit, PD bojkoton ceremoninë te Topi, i cili flet për mungesën e kryeministrit dhe titullarëve të tjerë dje në presidencë.

Disa tituj të tjerë janë:Libri i Helena Kadare: Historitë intime të Ismailit, tërheqja për vajzën e një zyrtari të lartë; Legalizimet, Bashkia bën gati tapitë për 3 mijë apartamente në Tiranë; Ina Rama bën gjoksin operacion plastik si edhe Editoriali/ Henri Çili: Shaban Memia nuk duhej të emërohej e jo më të dorëhiqej.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: Topi mbledh të ikurit e PD-së: Nderon Arbnorin dhe takon Aleksandër Meksin, Ylli Vejsiun, Uran Butkën, Blerim Çelën etj.

Tituj të tjerë të gazetës: Vdekja e oficerit të SHISH, e veja e Çopës: Mesazhin për djalin e ka shkruar Isai; Letër nga Basha për rojet e bashkisë: Jeni të pushuar!; PD refuzon tryezën e drejtësisë, Rama: Berisha zgjodhi malin, jo integrimin

Opinion: Aleanca kundër plehrave nga Blendi Salaj, Antagonizmi i Malaj-t dhe PS-ja e Ramës nga Mustafa Nano

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: Flet presidenti: Topi rrëfen jetën, si u njoha me Berishën, shkrim i cili flet për intervistën televizive të presidentin dhe përshkrimin e jetës dhe karrierës së tij.

Disa tituj të tjerë: Suzana Arbnori: Berisha e Topallin nuk erdhën për Pjetrin; Tryeza e PS, pakt kombëtar për drejtësinë dhe pronat, Mungon PD; Basha firmos 300 tapitë e para; Jeta e re e Inis Gjonit. Pas vrasjes së Arian Selimit, e motra Ingridi e merr në shtëpinë e saj. Opinion: Rritja e mirëqënies nga puna dhe jo nga borxhet, Nga Arben Malaj; Morsa shqiptare, nga Ervin Bushati

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Lighi për TV-të, Mark Marku: Nuk varemi nga BE, jemi shtet sovran.

Disa tituj të tjerë janë: Braçe: Milo donte vëllain këshilltar, ja psë sulmon PS-në; Helena Kadare: Ismaili u informua për planin e vrasjes së Janullatosit; Çalon demokracia, ambasadori i Danimarkës: Jeni njerëz të çuditshëm.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.q/NOA

KOMENTE