Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeni i mrekullueshëm, Daniel Beagle për adoptim (VIDEO)
English

Qeni i mrekullueshëm, Daniel Beagle për adoptim (VIDEO)

Alabama, SHBA, 29 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Ky është një fund i lumtur që ka dashur të ndodhë për këtë qen të mrekullueshëm.

Qenushi, i cili është gjetur si një endacak në Alabama, duke u sfiduar me vdekjen, është në kërkim të një shtëpie të re.

Tre javë më parë, Beagle jetonte i entuziazmuar së bashku me 18 qentë e tjerë në një strehë kafshësh të mbipopulluara në Florence, Alabama.

Pas goditjes me jetë, të të gjithëve, ai mbeti i mbijetuari i vetëm, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Pas kontrollit, të kryer me anë të një operacioni, qenushi u gjend duke tundur bishtin tek hyrja e dhomës, ndërsa qentë e tjerë kishin vdekur.

Mbijetesa e tij e mahnitshme ka tërhequr disa grupe bamirësie, duke i ardhur në ndihmë për t’u siguruar që ai nuk do të dërgohet përsëri në dhomat e gazit.

Ai gjeti një shtëpi të përkohshme në Tenneesse me Z. Karen Rudolph.

Kur Z. Rudolph shikoi veterinarë e qenushit, rezultoi një përfundim i pastër.

“E pabesueshme, jo vetëm që ai mbijetoi në dhomën e gazit, fenomen ky shumë i radhë, por ai nuk u sëmur.

Duket sikur, engjëjt e larguan atë nga flakët dhe ai nuk u afrua aspak në tymin e gazit.”

Qenushi Daniel është nën peshë dhe sistemi i tij imunitar është paksa i komprometuar, por nga ana tjetër ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi Schiller është duke u përpjekur për të gjetur një shtëpi për qenushin Daniel.

Qenushi Beagle, momentalisht është duke qëndruar me vullnetarë të qendrës së bamirësisë, derisa të gjendet një shtëpi e përshtatshme për të.

“Ai është shumë i dashur dhe shumë i ëmbël.”- shprehen vullnetarët e qendrës.

Historia e qenushit Daniel deri tani ka tërhequr vëmendjen e 200 lexuesve të interesuar, ndërkohë që vëmendja nuk është ngadalësuar aspak.

“Ne kemi qenushë që janë po aq të mrekullueshëm, që kanë radhën e vdekjes, por nuk largohen nga një dhomë gazi. – tha Schiller.

“Ata janë të lumtur dhe tundin bishtin, duke treguar se janë të gatshëm për t’u miratuar nga miqtë dhe përkrahësit e tyre dashamirës.”

a.k/NOA

314
KOMENTE
  • joni21:21 - 29 Tetor 2011
    e dua une kete qene