Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria jo “Republikë plehrash”, mijëra qytetarë firmosin peticionin
English

Shqipëria jo “Republikë plehrash”, mijëra qytetarë firmosin peticionin

Fier, 30 tetor 2011, NOA / Irma Toptani - Aksioni qytetar kundër importit të plehrave ka mbërritur në ditën e katërt. Aktivistët e “Kuvendit Civil” janë ndalur të dielën, në qytetin e Fierit, ku kanë ftuar qytetarët e tij të firmosin peticionin, që do të ndalte hyrjen në fuqi, të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pasi janë njohur me peticionin “Kundër importit të plehrave”, qytetarët e Fierit kanë përqafuar masivisht peticionin, që rreket të shpëtojë vendin nga shndërrimi në një kosh të madh plehrash. Pas qytetarëve të Vlorës, edhe ata të Fierit i thanë njëzëri, “Jo”, importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, grupe të tjera vullnetarësh vazhduan të ftojnë qytetarët e Tiranës dhe Vlorës, të nënshkruajnë peticionin. Peticionin popullor kundër importit të plehrave e kanë nënshkruar qytetarë, politikanë, gazetarë, nënpunës shtetërorë dhe të tjerë. Në protestën e 3 nëntorit, aktivistët e “Kuvendit Civil” së bashku me qytetarët do të japin verdiktin e tyre, dhe të gjithë së bashku do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë, për të dorëzuar peticionin popullor, të firmosur nga mijëra qytetarë të mbarë vendit, kundër kthimit të Shqipërisë në koshin e plehrave të botës. “Përkrahjen kundrejt këtij peticioni e kanë shprehur dhe shumë shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Maqedonisë, por dhe qytetarë të huaj, duke përmendur këtu shtetas anglezë, por edhe italianë”, thonë aktivistët. Madje një turist nga Italia do të shprehej se, ai nuk do të donte që mafia italiane të mbysë me plehra, Shqipërinë. “Mafia italiane le t’i çojë plehrat në ndonjë vend tjetër”, tha turisti italian, duke iu bashkuar nismës qytetare duke nënshkruar peticionin. “Çdo qytetar shqiptar është kundër importimit të plehrave, dhe çdonjëri nga ata ka përmendur se vetëm plehrat duan plehra, ne nuk duam plehrat e botës”, nënvizojnë aktivistët. Peticioni i firmosur nga mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë, ditën e nesërme do t’u dërgohet qytetarëve të Shkodrës, ndërkohë që në 1 nëntor, aktivistët e “Kuvendit Civil” do të udhëtojnë drejt Lezhës. Grupe të shumta vullnetarësh janë shpërndarë nëpër qytetet e mëdha të Shqipërisë, nga Tirana, në Durrës, Elbasan dhe Vlorë, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen nismës kombëtare për mbrojtjen e Shqipërisë nga shndërrimi i saj në “Republikën e plehrave”. Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës tri javë më parë, është rikthyer në Kuvend për rishqyrtim, nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili kundërshtoi një pikë të ligjit, atë që lejonte importin e plehrave në vendin tonë. Mosdekretimi i ligjit të shumëkundërshtuar nga opozita dhe ambjentalistët e intelektualët, nga ana e presidentit Topi, u sqarua me argumentin se “synimi i ligjit duhej të ishte reduktimi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë që prej vitesh përbën një problem të rëndë dhe të rrezikshëm për jetën e qytetarëve”. Sipas Kreut të Shtetit, lejimi i importit të plehrave bie në kundërshtim me këtë objektiv. Kthimi mbrapsht i ligjit më se dy javë të shkuara nga Kryetari i Shtetit, përforcoi dhe luftën ndaj tij nga mazhoranca, e cila pritet të mos e rishqyrtojë ligjin e mbrojtur me forcë nga ajo vetë, si mjeti legjitim sipas saj, që do të na mbrojë nga plehrat e shumta që gjenden në territorin shqiptar. Por ky argument shihet si një paradoks nga ambjentalistët dhe intelektualët, të cilët kanë kërkuar, që ky ligj me rëndësi jetike për vendin dhe qytetarët shqiptarë, të hidhet në referendum popullor, dhe të jetë populli, sovrani, që të vendosë me votë nëse do, që në Shqipëri të importohen për t’u ricikluar, mbetjet e botës apo jo. mit/NOA

Në karikaturë: Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu

KOMENTE