English

Trafiku i drogës, sekuestrohen 147 kg hashash nga Lazarati

Gjirokastër, 30 tetor 2011, NOA – Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur pas një aksioni të policisë në Lazarat për trafikun dogës. Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 147 kilogramëve marjuanë. Mësohet se droga është sekuestruar në një makinë, e cila ishte duke dalë nga fshati Lazarat dhe ishte drejtuar për në Sarandë. Operacioni i koduar “Vesa e mëngjesit” ka vënë në pranga një adoleshent me inicialet M.H, 17 vjeç. Ndërsa personi tjetër që mendohet se ka qenë në automjet me 17-vjeçarin është shpallur në kërkim. Policia kishte ngritur një postbllok në rrugën nacionale, Gjirokastër Sarandë, pas njoftimeve që kishte marrë për sasinë e drogës që do të kalonte. Por dy personat kanë goditur postobllokun e policisë me makinë dhe kanë mundur të largohen përkohësisht. Më pas është bërë kapja e 17-vjeçarit. Ndërkohë që personi tjetër është shpallur në kërkim. a.k/NOA

KOMENTE