Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trishtimi për humbjen e djalit, shtyu burrë e grua në vetëflijim
English

Trishtimi për humbjen e djalit, shtyu burrë e grua në vetëflijim

Lufton me vdekjen në spital, bashkëshorti, u dërgua në gjendje koma

Fier, 30 Tetor 2011 NOA – Humbja e djalit në një aksident rrugor rreth një vit më parë, është përjetuar vazhdimisht keq nga një çift bashkëshortësh në Fier me pasojë tragjike mbrëmjen e sotme, ku gruaja ka humbur jetën kurse i shoqi në gjendje koma është dërguar në spital ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore.

Majlinda Mehmeti, 43 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Pandeli Marku, 48 vjeç, sipas policisë së qarkut Fier, janë vetëhelmuar në kushte depresive, nisur nga gruaja dhe vijuar nga i shoqi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kemishtaj të rrethit Fier, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Majlinda Mehmeti ka pirë një sasi fotoksine në dhomën e saj të gjumit. Kur e ka mësuar tragjedinë, edhe bashkëshorti i saj ka ndërmarrë të njëjtin hap duke u vetëhelmuar po ashtu me fotoksinë.

Të afërm të tyre në fshatin Kemishtaj kanë shkuar në banesë dhe i kanë gjetur që të dy në grahmat e luftës me vdekjen.

Rrugës për në spital ka ndërruar jetë Majlinda, kurse Pandeliu 48 vjeçar, ndodhet në spitalin lokal në gjendje kome, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Buki20:03 - 30 Tetor 2011
    Vertet e trishtueshme ,humbja e femijes per kete familje eshte kaq e dhimshme kaq piklluese edhe per ata qe e ndegjojne lajmin lere me per ata qe e kan perjetuar.Une uroj qe te pakten babai,d.m.th i shoqi i Majlindes te dal nga gjendja komatike,sepse motivi per jeten eshte vertet zero ne rastin e ketyre dy prinderve fatkeq,por gjith sesi ja vlen vazhdimi i jetes.