English

Zbulohen dy vjedhësit në stacionin e pompave të ujit

Fier, 30 tetor 2011, NOA – Policia e Fierit ka zbuluar dy personat, që kishin vjedhur një sasi teli bakri të pompave të ujit, në fshatin Varipop të Fierit. Dy personat e arrestuar janë, 59-vjeçari Pëllumb Nazeraj, me detyrë ndihmës pompist në Stacionin e pompave të ujit në fshatin Varibop, dhe 49-vjeçari Nuri Velaj, pompist në të njëjtin stacion, që të dy banues në fshatin Varibop të Fierit. Të dy punonjësit janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Nga hetimet rezultoi, se ata kanë prerë dhe më pas vjedhur, rreth orës 01.30 të natës, pesë kampata teli bakri rreth 250 m të gjatë, që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të qytetit të Patosit. Në afërsi të vendit, ku u vodh teli i bakrit, u gjet edhe një gëzhojë arme gjahu, e cila u sekuestrua si provë materiale. Efektivët e policisë po vijojnë sakaq punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. mit/NOA

KOMENTE