English

Një 55-vjeçare gjendet e vdekur buzë trotuarit

Elbasan, 1 nëntor 2011, NOA – Anës trotuarit në një prej rrugëve më të rrahura nga kalimtarët në qytetin e Elbasanit është gjetur e vdekur 55-vjeçarja Bajame Muça. Bajame Muça u gjet e pajetë mesditën e të hënës në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku ajo banonte, nga kalimtarë të rastit. Grupi hetimor pasi këqyri kufomën dhe mori dëshmitë e të afërmve dhe dëshmitarëve okularë konkludoi se vdekja e Bajame Muçës ka qenë natyrale. Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u kostatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore. Policia e Elbasanit po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes. mit/NOA

KOMENTE