English

Rinas, arrestohet trafikanti turk

Rinas, 1 nëntor 2011, NOA- Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar u prangos pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit teksa hynte në Shqipëri.

I ndaluari është identifikuar si Isa Sungur 55 vjeç, ndërsa mësohet se ishte shpallur në kërkim nga Arabia Saudite për trafikim të pijeve alkoolike.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se Sungur u pikas pas verifikimit të dokumenteve në sportelet e kontrollorëve të aeroportit shqiptar.

a.y/NOA

KOMENTE