Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA i kthen reston UNESCO-s, ndërpret financimet se pranoi Palestinën
English

SHBA i kthen reston UNESCO-s, ndërpret financimet se pranoi Palestinën

Uashington DC, 1 Nëntor 2011 NOA – Shtetet e Bashkuara, kontribuuesi kryesor në buxhetin e UNESCO-s, menjëherë i kanë ndalur pagesat për këtë organizatë pasi ajo të hënën votoi dhe i siguroi anëtarësi të plotë, Autoritetit Palestinez (AP).

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, shpalli se Uashingtoni e ka ndalur financimin.

“Ne ishim në vazhdim e sipër të pagesës prej 60 milionë dollarësh për UNESKO-n në nëntor, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë pagesë”, - tha Nuland, ndërsa politika e SHBA-ve mori një grusht të fuqishëm në Paris me shpërfilljen e kërcënimeve për ndalim financimesh.

Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara nuk i lejon qeverisë amerikane, që të financojë çfarëdo organizate të Kombeve të Bashkuara, që e pranon Autoritetin Palestinez si anëtar me të drejta të plota.

Zhvillimet erdhën pasi të hënën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO, i siguroi anëtarësi të plotë, Autoritetit Palestinez (AP),

UNESCO-ja njoftoi se votoi pro anëtarësimit të autoritetit palestinez si anëtar me të drejta të plota në këtë mekanizëm.

Kërkesa e palestinezëve për anëtarësim të plotë në UNESCO ishte pjesë e kërkesës së tyre për njohjen e shtetit palestinez dhe për anëtarësim të plotë në OKB.

Të 193 anëtarët e UNESCO-s u futën në votim mbi rezolutën palestineze gjatë një konference në Paris dhe Palestina ka fituar.

Më herët, Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar se do të përdornin veto-n e tyre ndaj kërkesës së palestinezëve për anëtarësim të plotë në OKB, por në UNESCO palestinezët patën vetëm nevojë për shumicën prej dy të tretash të votave.

Veprimi mund t’i shkaktojë agjencisë kulturore UNESCO humbjen e miliona dollarëve të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara.

KOMENTE