Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj në SHBA, shkëmbim përvoje për policinë
English

Burgaj në SHBA, shkëmbim përvoje për policinë

Çikago, 2 nëntor 2011, NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka marrë pjesë në Konferencën e 118-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP), që u zhvillua në Çikago, ku ka prezantuar ecurinë e policisë shqiptare.

Gjatë punimeve të kësaj konference pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin sesione të ndryshme mbi çështje të rëndësishme bashkëkohore në fushën e zbatimit të ligjit, të njihen me teknologjitë dhe pajisjet më të fundit në fushën e sigurisë, si dhe të zhvillojnë takime me kolegë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Burgaj gjatë ditëve të zhvillimit të këtij aktiviteti, u takua me përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit nga një sërë vende të botës, me të cilët shkëmbyen përvojën e praktikat më të mira, si dhe shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore.

Në sesionin plenar morën pjesë dhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, si dhe Drejtori i FBI-së, Robert S. Mueller III, i cili përshëndeti punimet e konferencës.

Gjatë punimeve të konferencës u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, ku u zgjodh dhe Presidenti i ri i Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, Walter A.McNeil nga Departamenti i Policisë së Floridas, i cili zëvendësoi Mark A. Marshall.

a.q/NOA

KOMENTE