Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, qeveria Papandreu miraton projektin e referendumit
English

Greqi, qeveria Papandreu miraton projektin e referendumit

Athinë, 2 nëntor 2011, NOA / Irma Toptani – Qeveria greke, e thirrur në orët e vona të së martës në një mbledhje të jashtëzakonshme aprovoi në unanimitet projektin e referendumit popullor mbi planin e shpëtimit të Greqisë, i lajmëruar të hënën, nga kryeministri grek Jorgos Papandreu.

Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i qeverisë greke, Elias Mossialos, i cili deklaroi gjithashtu, se kabineti qeveritar grek vendosi të aprovojë vendimin e kryeministrit grek për t’i kërkuar Parlamentit të votëbesojë të premten projektin e referendumit.

Por, lajmërimi surprizë i kryeministrit Papandreu, mbrëmjen e të hënës, për hedhjen në referendum të planit të shpëtimit të Greqisë, që ngërthen masat dërrmuese anti-krizë ka shkaktuar shok në të gjitha bursat dhe ka provokuar zemërimin në mbarë botën, pasi një “Jo” e popullit grek në këtë referendum, do të hidhte në erë ekonominë greke duke kërcënuar me falimentim edhe vendet e Eurozonës.

“Referendumi do të sigurojë një mandat të qartë, por do të jetë gjithashtu edhe një mesazh tërësisht i qartë nga brenda dhe jashtë Greqisë, mbi angazhimin tonë në Evropë dhe anëtarësimin në eurozonë”, deklaroi shefi i qeverisë greke, Jorgos Papandreu, gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë, ku u votua idea e tij për referendumin.

"Ne duhet të bëjmë çmos, që gjërat të jenë sa më të qarta nga të gjitha pikëpamjet, dhe unë them se në samitin e G20, ata do të adoptojnë politika të tilla, që do të garantonin mbrojtjen e demokracisë mbi oreksin e tregjeve të botës”, theksoi zoti Papandreu.

Jorgos Papandreu paralajmëroi se gjithçka do të ndalonte në mes, në rast të thirrjes së një fushate të re elektorale, që sipas tij, do të çonte vendin drejt falimentimit të sigurt.

Kryeministri grek tha se i kishte lajmëruar partnerët evropianë mbi planet e tij, duke nënvizuar se, ata do ta respektonin dhe mbështetnin këtë projekt për shpëtimin e vendit.

Kryeministri grek, i cili disponon vetëm dy vota më shumë në parlament se opozita, do të jetë sot në qytetin Kanë të Francës, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin francez Nicolas Sarkozy, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shpallja e referendumit i ka dobësuar edhe më tej themelet e qeverisë Papandreu, e minuar edhe nga revolta e disa deputetëve socialistë në Parlament.

Marrëveshja evropiane e 27 tetorit, e cila parashikonte, që bankat e kreditimit të Greqisë të reduktonin deri në 50 përqind, pra deri në gjysmën e vlerës detyrimet e borxhit grek, si dhe mbështetja financiare, që i dhanë vendet e BE-së Greqisë për daljen nga kriza financiare, duket se bie tërësisht nga recesioni i shkaktuar dhe planet e njëpasnjëshme të kursimit.

Vendet më të zhvilluara të botës do të mblidhen sot në samitin e G20, ku kancelarja gjermane dhe presidenti francez do të flasin për krizën në Greqi me presidentin e ri të BQE-së, Mario Draghi.

Ministri japonez i Financave e ka cilësuar një vendim tronditës aprovimin e referendumit, duke bërë me dije se ai do të jetë në fokus të samitit të së mërkurës, që do të nisë në orën 18.00.

mit/NOA

KOMENTE