English

Gruevski nuk ka prioritet NATO dhe BE

Shkup, 3 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në fjalimin e tij publik përmes video facebook dhe faqes së internetit të Qeverisë në pjesën e prioriteteve për vendin nuk ka theksuar si prioritet anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në gjithë fjalimin e tij dërguar mediave, kryeministri Gruevski përmend vetëm me anë të një fjalie se "Maqedonia ka marrë raport pozitiv dhe rekomandimin për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE". Ai nuk ka përmendur prioritet Aleancën Veriatlantike, edhe pse muajin e ardhshëm në Çikago do të mbahet Samiti i radhës i NATO-s.

Kryeministri Gruevski ka nënvizuar se qëllimet strategjike të qeverisjes së tij janë zhvillimi ekonomik dhe përparimi. "Për këtë janë të nevojshme masa dhe aksione dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por jemi të vetëdijshëm edhe për sfidat", ka theksuar Gruevski.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në deklarimet e tij të fundit ka theksuar se prioritet mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE dhe se sipas tij, vonesat në këtë drejtim do të rrisin pakënaqësitë, sidomos të shqiptarëve në Maqedoni.

(INA)/NOA

KOMENTE