Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I keni sytë ngjyrë kafe, ja si kthehen menjëherë në blu
English

I keni sytë ngjyrë kafe, ja si kthehen menjëherë në blu

SHBA, 3 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Keni shprehur ndonjëherë dëshirën e të pasurit sy të kaltër? Dëshira juaj mund të bëhet realitet menjëherë, pasi një mjek zbuloi se ai mund të ndryshojë ngjyrën e përhershme të syrit, në vetëm 20 sekonda.

Dr Gregg Homer, nga “Stroma Medical” në Kaliforni tha se teknologjia e tij Lumineyes përdor një lazer me një frekuencë të veçantë për të kthyer sytë ngjyrë kafe në të kaltër.

Energjia e laserit heq pigmentin ngjyrë kafe, ose të melaninës, nga shtresa e lartë e irisit, dhe ngjyra e syve blu shfaqet gjatë 2-3 javëve të ardhshme.

Kjo do të jetë një alternativë e mirë për personat, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve tepër lehtë, pa përdorur lentet e kontaktit kozmetik.

Operacioni do të kushtojë rreth 3.000 £. Dr Homer tha Morning News KTLA, se mijëra klientë kanë kontaktuar nëpërmjet email-it, duke shprehur kështu interesin e tyre. “Ata thonë se sytë janë dritare për shpirtin.”- është shprehur ai.

“Një sy blu nuk është i errët, ju mund të shihni thellë në të, ndërsa një sy ngjyrë kaf është shumë më i errët. Unë mendoj se ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me këtë ide, duke krijuar dritare të hapur për shpirtin.”

a.k/NOA

KOMENTE
  • Nano Beka23:20 - 29 Nëntor 2011
    kto kan ik per shele ore, i ndryshojn me pas u futet naj semundje dhe ikin per shele
  • engjet Vegjel17:38 - 29 Nëntor 2011
    po une syte blu i kam tani ti kthej kafe hahahahahahahahahahahaha jo jo une do ti mbaj blu se jane te bukur hahahaahahahahaha
  • -lori 12:04 - 29 Nëntor 2011
    ngjyra e syve nuk ka lidhje per asgje gjithsecili e pelqen ngjyren e syve te vet ka momente qe shkelqen ka momente qe erresohet dhe kjo varet vetem nga gjendja emocionale e vet momentit . dhe operacioni eshte thjesht nje budallallik , nje biznes dhe asgje me teper . te gjithe syt jane te bukur mjafton qe te dish te lexosh sec shprehin,dhe jo nje ngjyr qe mund te jet vetem thjesht nje mode e rastit
  • kecka 09:43 - 29 Nëntor 2011
    sa kot keto doktorra qe bejn keshtu ne ferr do i djegi allahu xh.sh ..........................
  • ceti08:58 - 09 Nëntor 2011
    Ja ke fut kot plako.....!!!! Ka ardhur nje kohe e degjeneruar tani sa nuk di ce te them....!!!!!
  • Bogdan Asi17:05 - 05 Nëntor 2011
    ej kudo i fusin hundet keta doktoret....GENJEN...une gri i kam dhe dhe kam vrare 7 deri tash......
  • Geri Gjoni14:29 - 05 Nëntor 2011
    meqe syt jan pasqyra e shpirtit...po shpirtin e ndryshon ky doktori....:P:P:P
  • Mona Islami09:58 - 05 Nëntor 2011
    pffff iher ajo puna e syve me ngjyt t erret esht 1 budallallik edhe ato jan sh. t bukur dhe MUND te shkelqejn me 1 ngjyr sh. t bukur :)
  • kumanova09:56 - 05 Nëntor 2011
    Duhet te nderrohet ngjyra jo qe ti te shohesh me mire apo me keq, pr qe te biesh ne sy te gjithve , se ne jetojme per te tjeret !
  • xhuxhi00:48 - 05 Nëntor 2011
    Nuk ti ka fal lumi zot syt e kalter e po leje keto jan vetem pordha hahahhah
  • Beka00:40 - 05 Nëntor 2011
    badihava e ndrron ngjyren edhe une i kam blu po nuk po shof tjeter vetem degjenerim te njerzimit.
  • syri00:15 - 05 Nëntor 2011
    M.Jackson ndroi ngjyren dhe ku e shpuri doc. kujdes kush do ti ktheje ne blu se mos dale me syze saldatori bulevardit
  • Pati Mara23:30 - 04 Nëntor 2011
    1 pytje kisha un.. mir qe i boke syt blu po me dash me i ndrru prap me i bo kafe per 20sek?
  • stela23:03 - 04 Nëntor 2011
    ouuuu ne me sy kaf jena te erret sipas kti tipi ,,,,ja ke fut kot..sigurisht qe do ket pasoja.
  • Faton Kadriu11:17 - 04 Nëntor 2011
    te kaft shum te mir mi ka fal Zoti, nuk besoj qe guxon dikush me bo asi " tribllime " ne sy se mun me thy krjet dritaret e shpirtit :P ahahaha
  • Irena Lalollari09:33 - 04 Nëntor 2011
    me siguri qe pasojat do shfaqen me kalimin e kohes........