Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama kopjon Blushin? Fat i madh!
English

Rama kopjon Blushin? Fat i madh!

Nga Arian Vasjari Duke marrë shkas prej dy-tri ideve që, sipas të gjitha gjasave zoti Rama i pat kopjuar nga një intervistë e zotit Blushi, një prej televizioneve kryesorë në vend e gjeti të udhës dje ta përqeshte kryetarin e socialistëve. Nuk dihet se ç’ndjesi politike mund t’i shkaktohet zotit Rama kur e kapin me kopje, por është e sigurt sakaq se, fakti që ka zgjedhur të kopjojë Ben Blushin, tregon që, së paku, ka filluar të kopjojë në mënyrë inteligjente. Televizioni në fjalë, mbase më shumë se të tjerët, duhet të jetë i lumtur për këtë. Sepse prej më shumë se tre vjetësh ka udhëhequr në mënyrë të paepur një betejë kundër Edi Ramës, pikërisht sepse modelin e tij të të bërit politikë ky nuk e kopjonte nga zoti Blushi, por nga një celulë kompakte injorantësh brenda Partisë Socialiste. Atëherë, çfarë duhet pritur më shumë prej zotit Rama?

Pas asaj që bëri, sikur të jemi minimalisht parimorë në qëndrimin ndaj tij, kopjimin e djeshëm duhet t’ia lexojmë si noterizimin e një sjelljeje politike novatore që nuk i ngjet kurrkund asaj që për dy vjet me radhë bëri rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë. Ben Blushi ishte edhe atëherë. Konceptet e tij rreth politikës, gjithashtu. Që nuk është e thënë t’i jenë deleguar nga ati etern, por kanë qenë racionale. Kanë qenë koncepte që vërtiteshin rreth tri pikave substanciale: parlamentarizmit, debatit të ideve dhe ndërtimit të një ideologjie të qartë opozitare. Zoti Rama nuk kopjoi asnjërën prej tyre asokohe. Meqenëse shumë më i thjeshtë si qelizë politike, zgjodhi të kopjojë Tom Doshin. Duke e flakur opozitën jashtë Parlamentit, duke e degjeneruar luftën e saj të ideve në ide për të luftuar me shishe molotov dhe duke e modifikuar gjenetikisht partinë e tij sipas formulës “përtej së majtës dhe të djathtës”. Dhe më të drejtë, pas gjithë këtyre zullumeve, televizioni në fjalë, në daç me figurë e në daç me zë, i vërsulej përditë. Mirëpo, nuk ka shkak të vazhdojë kështu. Nuk është e denjë kjo. Që zoti Rama nuk flet më për “betejë të pandalshme jashtë Parlamentit”, por për trajtimin e borxhit publik në nivel kushtetues, është një fat i madh politik. Që zoti Rama nuk flet më për “kapërcim kufomash”, por për program qeverisës të një partie që projekton seriozisht pushtetin, është po aq fat i madh. Që zoti Rama nuk flet më për identitetin hermafrodik “as e majtë dhe as e djathtë” të Partisë Socialiste, por për idenë e majtë të taksimit progresiv, është gjithashtu fat i madh. Nuk ka fare rëndësi nëse idetë e tij i ka kopjuar nga Ben Blushi. Rëndësi ka që Edi Rama më në fund ka mësuar të kopjojë. Është shumë pretencioze dhe po aq e pasinqertë që të presim prej tij ide politike. Kjo është stigma e tij dhe gënjejmë veten nëse besojmë se mund të jetë ndryshe. Por, është edhe më e poshtër nëse e godasim kur ai shfaq zellin për të kopjuar ato ide që deri dje të gjithë luteshim me ankth t’i kopjonte.

Është në dialektikën e gjërave që zoti Rama do gabojë edhe me kopjet. Që do të thotë se të gjithë ata që e kanë, qoftë si politikë e qoftë si sport luftën kundër tij, nuk duhet t’i humbin shpresat. Por, deri sa të vijë ai moment, nuk ka arsye ta kompleksojmë si një nxënës kopjac të ideve të “armikut” të tij Ben Blushi. Është e vetmja plagjiaturë që nuk duhet denoncuar. Përkundrazi! Duhet nxitur fort për dy arsyet themelore që thamë përgjatë këtyre rreshtave: e para, sepse zoti Rama ka mësuar të kopjojë; dhe e dyta, idetë e kopjuara nuk i shërbejnë vetëm zotit Rama. Gazeta "Mapo"

KOMENTE