English

Juventus, Marchisio: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Torino, 4 nëntor NOA - Juventusi aktualisht gjendet në majat e klasifikimit të kampionatit italian të Seria A, por mesfushori i bardhë e zinjve dhe një ndër më lojtarët më deçiziv në këto momente të skuadrës, Cluadio Marchisio qëndron me këmbë në tokë. “Fitimi i kampionatit është një fjalë shumë e bukur dhe një objektiv tepër i rëndësishëm. Ai duhet të mbetet gjithmonë i tillë. Megjithatë është ende shumë herët për të folur për diçka të tillë. Duhet të mendojmë të bëjmë sa më mirë në çdo ndeshje. Këtë javë kemi një sfidë tepër të vështirë me Napolin dhe duhet të japim maksimumin. Kalendari ynë është tepër i vështirë pasi më tej na presin dhe dy ndeshje të vështira më Palermo dhe Lazio, kështu që duhet të jemi tepër të kujdesshëm”, - deklaroi lojtari i Juventusit, duke bërë të qartë idetë e tij për këtë kampionat. r.b/NOA

KOMENTE