Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frika: Basha!
English

Frika: Basha!

Nga Artur Zheji

Dëgjova me kënaqësi për një padi të re ndaj Kryetarit Basha. Një gëzim i madh më përshkoi, padyshim. Një gëzim që nuk fshihet! Se ky, kryetar Bashkie, Basha do të ketë mundësinë përmes këtij kallëzimi të Aldrinit, të nxjerrë në mejdan të palarat dhe të vërë ca më shumë në dukje punën e tij, të këtyre 100 ditëve të para të keq mediatizuara.

Në disa pak rreshtat që u cituan në media nga padia ndaj tij, përmendet Sheshi i Tiranës. Sheshi barkhapur dhe zorrëdalë i Kryeqytetit. Akuzohet pra, se ka qepur bark dhe ka futur brenda zgafellës, zorrë që lemerisën Qytetin për muaj të tërë, muaj të gjatë dhe rraskapitës agonie. Akuzohet pra Basha, se po pastron trotuaret dhe rrugët nga vazo betoni e kllapa të gurta apo të hekurta, se po u rikthen pra hapësirë kalimtarëve dhe rrugët e pushtuara, makinave. Akuzohet sepse qyteti vlon nga milingonat punëtore të gjelbërimit, se po sistemohet rrëmuja dhe po kruhet dhe qërrohet informaliteti i hapësirës publike, nga pushtimet shumëqelizore të bizneseve të kafeneve dhe lokaleve, që kanë shtrirë centimetër pas centimetri tentakulat e tyre në çdo pëllëmbë të hapësirës publike.

Jam padyshim dakord që të sulmohet Basha, të paditet dhe të kallëzohet, sepse ndoshta kësisoj, do të ketë më shumë vëmendje kritike por ndoshta edhe zbulime pozitive për punën e tij të përditshme. Mirëpo me sa duket lepuri qëndron gjetkë, një lepur shtatmadh dhe i dhjamur. ‘Mos vallë Basha do të bëjë vërtet ndonjë çudi të papritur në Qytet?’ ‘Mos vallë do të dyfishojë vërtet Bulevardin dhe kësisoj kjo shqiptarëve do t’u pëlqejë pak si shumë?’ ‘Mos vallë do të bëjë brenda 2013-ës që në Qytet të dëgjohen rrotat e hekurta dhe kërcëllitëse të tramvajit? Se dihet, shqiptarët janë euforikë, për një tramvaj, një copë bulevard, një rigjenerim të parkut ekzistues nga Liqeni Artificial, ca zorrë të futura brenda te Sheshi, ca pemë të mbjella si dhe ca prishje ndërtimesh pa leje, bëjnë hatanë, votojnë prapë njësoj edhe në 2013-ën?!’

Kështu flet lepuri në bark të cave, të lëngëzuar për pushtet dhe kyvet. Dhe jeta vazhdon kësisoj, në një luftë të pabarabartë midis llumatarëve dhe punëbërësve. Llumatarët hedhin llum, me dhe pa leje të Ramës, ndërkohë punohet që Qyteti të fillojë e të marrë frymë, e të çlirohet nga një lloj zhuli që kish zënë me tepri e lemeri.

Por lufta e re kundër Bashës sapo ka filluar, ajo pritet të shkallëzohet, sepse ky ‘çun Tirone’, po rri ca shumë urtë dhe s’po përzihet n’politikë të madhe. Çfarë fsheh pra Basha? Ku do të godasë dhe pse nuk konsumohet vitrinave, të ekraneve apo debateve, ndërkohë që përleshja politike është zjarr e flakë? Mos po punon vetëm ‘nën rrogoz’, ky dinak i paparë, me variantin urtë e butë e plot tiganin? E patë, filloi shumë shpejt me legalizimet, apo si i thonë, lejet e shfrytëzimit dhe e mori shpejt nën kontroll binanë e Bashkisë, takon popull e pret sheikë, flet pak ose aspak për politikë, ndërkohë që politika përzhitet në vaj të nxehtë.

Në këtë kontekst Bashën e kanë frikë, them me të drejtë, sepse ai me sa duket, po përgatit në kantierin e vet një nëndetëse, që s’dihet se kur do ta nxjerrë periskopin dhe s’dihet gjithashtu se kur dhe ku do t’i lëshojë siluret.

Llumatarët zanatçinj të llumit përziejnë me lopatat e shpirtit të tyre të pistë, llum dhe zgjyrë, me sevda të madhe, duke i bërë kështu favor të madh, se ky popull e ka zakon të vjetër, me llumin dhe llumatarët, takohet për lexim në mëngjes dhe fshin bythën në mbrëmje. Ka vite që e bën ky popull, qëkur mbështillte bukën me gazetën e regjimit dhe pastaj, pa e çuar dëm, e përdorte dhe në portën dhe daljen tjetër të ushqimit, duke mbyllur kështu ciklin e gazetarisë bythore.

Ky Basha na doli një enigmatik i vërtetë. Kishin të drejtë ata që në fushatë të Tiranës, pyesnin veten dhe popullin: ‘Cili është Lulëzim Basha në të vërtetë?!’ Kjo është çështja! Dhe kjo ngjall ca frikë dhe ndoshta shton ca pëllëmbë të gjera gjelbërimi më shumë, në këtë kështjellë betoni të kryeqytetit tonë.

KOMENTE
  • Muja12:37 - 05 Nëntor 2011
    Artur e ke hallall. Te lumte sipa kesaj Basha ne perkthim done te thote pune , pune, pune e vetem pune, ama per se mbari. Kjo u mbylle llapen llumaxhinjeve, u ve stop ne goje.