Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vë flakën shtëpisë së shoqes pasi e fshiu nga lista e miqve në Facebook
English

I vë flakën shtëpisë së shoqes pasi e fshiu nga lista e miqve në Facebook

Iowa, 5 nëntor NOA - Sa e rëndësishme është të jeni miq me dikë në Facebook? Për shumë persona diçka e tillë nuk ka shumë rëndësi, por për Jennifer Christine Harris me sa duket është shumë. Gruaja, një 30 vjeçare nga Iowa, faktikisht ka përfunduar në burg pasi u akuzua për zjarrin që i ka vënë shtëpisë së një mikeshe të saj, pas kjo e fundit e kishte fshirë nga lista e miqve virtualë. Viktimë e kësaj ngjarje, Nikki Rasmussen, e cila në atë moment gjendej me bashkëshortin e saj Jim dhe të dy u kapën në befasi nga zjarri. Diçka e tillë ndodhi në mbrëmje, në garazhin e shtëpisë që ishte disi i shkëputur nga banesa. Raportimi i policisë amerikane pohon se zjarri ka shkaktuar një shpërthim tepër të zhurmshëm, duke e krahasuar me atë të një bombe, që menjëherë i ka zgjuar personat brenda shtëpisë dhe i ka bërë të mundur që të shpëtonin të gjallë para se zjarri të përfshinte gjithçka dhe ata të viheshin seriozisht në rrezik. Çatia e garazhit, ra mbi makinat e parkuara, por duhet theksuar se për fat të mirë nuk mbeti askush i dëmtuar nga kjo ndodhi tepër e çuditshme. r.b/NOA

KOMENTE