English

Lexuesi MP3 E-waw, sa rezistent ndaj ujit

Itali, 6 nëntor NOA - E-waw është lexuesi i ri MP3 i cili është rezistent ndaj ujit deri në 3 metër thellësi. Një produkt i veçantë, interesant dhe tepër i ndryshëm nga ato që mund të jenë ekzistues aktualisht, i cili bazohet në një strukturë tepër solide. E-waw përfshin një memorie prej 4GB në gjendje të mbajë 500 këngë të formatit Mp3 dhe rreth 1000 në formatin WMA. Memoria prej 4GB nuk është e zgjerueshme nëpërmjet mikro skedave SD. Frekuencat variojnë nga 20Hz – 20kHz. Lexuesi është kompatibël me sistemet operative Windows: ME/XP/Vista/7 apo dhe Mac OS 9.0 apo superior. Lidhet nëpërmjet një USB 2.0 dhe mban bateri litiumi të karikueshme 180 mAh me 10 orë autonomi. r.b/NOA

KOMENTE
  • Besfort Drini05:12 - 06 Nëntor 2011
    sa kushton kjo dhe ku ne cfare dyqani mund ta gjej psh trony unieuro euroniks etj faleminderit