English

Orët vendimtare për Greqinë

Athinë, 6 nëntor 2011, NOA – Mediat greke raportojnë se sonte në mbrëmje do të ketë një takim mes presidentit Papulias, kryeministrit Papandreu dhe kryetarit te opozitës "Demokracia e Re", Samaras. Burimet e qeverisë, duke komentuar deklaratën nga Antonis Samaras për dorëheqjen e Papandreut, thanë se çështja nuk është tek personi, por tek marrëveshja për programin e qeverisë së re dhe një sërë veprimesh urgjente për të mbajtur vendin në Euro. Gjatë ditës, mediat kanë përfolur gjatë mundësinë e dorëheqjes së Papandreut pas krijimi të qeverisë së re. Por burimet qeveritare thanë se Papandreu do të japë dorëheqjen vetëm pas krijimit të nje qeverie koalicioni.

"Unë do të jap dorëheqjen sapo të arrihet një marrëveshje", citohet kryeministri, nga burime qeveritare. Një dorëheqje e mundshme e Papandreut raportohet edhe nga mediat ndërkombëtare si Reuters dhe SkyNews.

a.q/NOA

KOMENTE