English

William dhe Kate do jetojnë në shtëpinë e Lady Dianës

E diel, 6 nëntor, 2011, NOA- William dhe Kate do të shkojnë të qëndrojnë në shtëpinë e Lady Dianës, nënës së Princit William. Me pëlqimin e Mbretëreshës dhe Dukëve të Cambridge çifti do të transferohet në Kensington Palace ku jetoi për një kohë të gjatë deri në momentin e vdekjes në vitin 2002, princesha Margaret, motra e vogël e Mbretëreshës Elisabet.

Është një apartament i përshtatshëm për të ndërtuar familje, komenton “Times”, pas njoftimit zyrtar. Transferimi i çiftit do të bëhet pas 2 vitesh pasi të mbarojnë gjithë ristrukturimet e nevojshme në banesë.

a.y/NOA

KOMENTE