English

Arsenal gati ofertën për Paton

Londër, 7 nëntor NOA - Një shifër mes 35 dhe 40 milionë eurove për të investuar në merkaton e dimrit dhe kjo vetëm për të sjellë Paton në Emirates Stadium. Shtypi anglez ka lançuar thashethemet mbi një ofertë reale në drejtim të Milanit nga ana e Arsenal për “Papero-n”, që duhet thënë se prej kohësh në synimet e teknikut Arsene Wenger. Një investim i cili duhet thënë se është shumë i justifikueshëm, nga ikja e mundshme e sulmuesit Robin van Persie, në merkaton e ardhshme të verës, me destinacion Manchester United. Në këtë mënyre pas interesimit në drejtim të talentit gjerman Gotze, në listën e Wenger është shtuar dhe braziliani Pato. r.b/NOA

KOMENTE