English

Asnjë krizë mes Justin Bieber dhe Selena Gomez

Nju Jork, 7 nëntor NOA - Tashmë mund të themi se është përgënjeshtruar çdo thashetheme mbi një krizë të mundshme mes Justin Bieber dhe Selena Gomez. Çifti është fotografuar në Merchant Hotel të Belfast për drekën gala me okazionin e European Music Awards. Këngëtari i mirënjohur ka arritur të marrë çmimin Mtv Voices për projektet e bamirësisë që ka zhvilluar. Ai është pritur nga mijëra fansa, duke u prezantuar dorë për dore me Selena, e cila më pas ka prezantuar dhe shfaqen e saj. Çifti më pas ka pozuar në fotografi dhe me aktorin David Hasselhoff, ku ky i fundit më vonë e ka postuar diçka të tillë në profilin e tij në twitter. r.b/NOA

KOMENTE