Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bënin zhurmë duke luajtur me domino, vritet me armë 37-vjeçari, kapet autori
English

Bënin zhurmë duke luajtur me domino, vritet me armë 37-vjeçari, kapet autori

Vlorë, 6 nëntor 2011, NOA/ Update – Zbardhet vrasja, që tronditi lagjen “Isa Boletini” në qytetin e Vlorës, në këtë mbrëmje të ditës së shenjtë të “Kurban Bajramit”.

Është vërtet tronditëse, arsyeja pse u dergj i vdekur 37-vjeçari Rizvan Mataj, ndërsa po luante domino me disa persona të tjerë.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al në qytetin e Vlorës bën me dije se autori i vrasjes, së 37-vjeçarit Rizvan Mataj, është 39-vjeçari Altin Leskaj, i cili e qëlloi me një plumb në zemër Matajn, duke e lënë të vdekur në vend, dhe pas tij plagosi edhe tre persona të tjerë, vetëm e vetëm pse bënin zhurmë duke luajtur domino në një zdrukthtari, që ndodhej në katin e parë të një pallati, ku autori i vrasjes kishte shtëpinë.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al thotë se tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë shtruar në spitalin rajonal të Vlorës.

Ata janë dy vëllëzërit Zaim dhe Arben Çelaj dhe i riu Elidon Aliaj.

Policia e Vlorës arriti ta kapë autorin e vrasjes, Altin Leskaj, i cili rrëfeu gjatë marrjes në pyetje, se e kishte ekzekutuar viktimën për shkak se, e kishte shqetësuar duke bërë zhurmë.

mit/NOA

KOMENTE
  • kthella22:05 - 06 Nëntor 2011
    ke te drejte o shoku, po keshtu na qujne e s'kemi c'te bejme po ishalla po del kush e na e merr ket titull se ja u japim me te dya duart
  • lezhjani21:36 - 06 Nëntor 2011
    pse more kthedha e eperm veq ne jemi maloke jane me maloke te jugut se ka me shume male anej... masakrat dhe vrasjet qe kane ndodhur ne jug nuk ndodhin knej nga ne per 100 vjet ...gjithesesi eshte normale anej nga jugu me vra 4 vete per domino shyqyr qe ska pase te tjere
  • kthella21:08 - 06 Nëntor 2011
    ku paska qene kokrra e gomarit. me duket se po duan te na zene vendin ne malokeve keta vlonjatet
  • Gentian Plaku21:05 - 06 Nëntor 2011
    No coment...