English

Gjenden tre trupa të pajetë në brigjet detare të Saint Tropez

Romë, 6 nëntor 2011, NOA – Tre trupa të pajetë janë gjetur në ujërat franceze, jo larg nga brigjet e Saint Tropez, në Francë.

Mediat franceze bëjnë me dije se tre të mbyturit mund të jenë, tre burrat e zhdukur nga përmbytjet e furishme, që kanë goditur prej dhjetë ditësh Italinë e veriut dhe pikërisht rajonet e Ligurias dhe “Cinque Terre”, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Tre viktimat duket të jenë marrë me vete nga ujërat e rrëmbyeshëm duke përfunduar në det të hapur dhe më pas dallgët e detit i kanë nxjerrë larg në brigjet franceze.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në ujë e bën tejet të vështirë identifikimin e tre trupave, bën me dije agjencia italiane ANSA.

Sipas saj, dy prej trupave ishin gati të zhveshur lakuriq.

I pyetur nga mediat italiane, Kryetari i Bashkisë së Vernazza-s, thotë se nuk e ka informuar askush për tre trupat e gjetur në det, duke shtuar se pret lajme nga prefektura e zonës.

mit/NOA

KOMENTE