Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra tek “Isa Boletini” në Vlorë, kush janë viktimat
English

Masakra tek “Isa Boletini” në Vlorë, kush janë viktimat

Vlorë, 6 Nëntor 2011 NOA Update – Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur gjatë një përleshjeje me armë të ftohta që ndodhi para disa minutash në qendër të qytetit të Vlorës.

I vdekur ka mbetur një 39 vjeçar, Rizvan Mataj. Kurse të plagosur janë Zaim Çelaj, 33 vjeç, Arben Çelaj, 42 vjeç dhe Elidon Aliaj, 27 vjeç.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA.al se ngjarja ndodhi tek rruga “Isa Boletini”, ku disa djem të rinj ishin duke luajtur domino.

një moment ka nisur sherr i çastit dhe një person është vrarë me thikë kurse tre të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë dërguar në spitalin lokal ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë për shkak të plagëve serioze të marra.

Kurse autori i ngjarjes është identifikuar dhe u shpall në kërkim pasi u largua nga vendi i krimit, thanë burimet policore.

e.t/NOA

KOMENTE