Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Procesi opozitar i “ardhjes në vete”
English

Procesi opozitar i “ardhjes në vete”

Nga Aleksandër Çipa

një perceptim të këtyre ditëve, për shkak të Kongresit të saj, Partia Socialiste duket se po rikthehet në një marrëdhënie të re kohezive me realitetin dhe misionin e vet ambicioz. PS ka nisur kurimin e vetvetes dhe sidomos kurimin e imazhit të saj në raport me elektoratin e majtë dhe opinionin publik.

Në seancën e diskutimeve të Kongresit, por më së shumti të artikulimeve në media të emrave të njohur të lidershipit të saj, PS u shfaq si forcë kryesore politike më potente se në fushatën e fundit elektorale. Madje, një shfaqje e cila prej disa vitesh ka qenë e munguar në jetën politike të së majtës së vendit.

Krejt procesi kongresual i këtyre tri ditëve, të lë shijen e një momenti të ri reflektiv në jetën dhe ndërgjegjen “familjare” politike të kësaj force. Pas kësaj, duket se kreu i kësaj force Edi Rama, po jep prova reflektimi në ristrukturimin dhe plotësimin e kapaciteteve përfaqësuese në forumet e larta partiake dhe sidomos në krijimin e idesë së domosdoshme për një establishment politik të “ardhur në vete”, i ardhur në pozitën e përgjegjësisë që meriton të marrë dhe pretendon të fitojë në realitetin politik të vendit. Matanë këtij perceptimi, provat për një kurim të kujdesshëm të imazhit si dhe dimensionimi i idesë për një program të struktuar e të mirëpërgatitur opozitar, janë një mision real për opozitën. Qasja e kreut të PS-së për aktualitetin social dhe ekonomik në vend, përbën në vetvete një reflektim politik të tij. Ky pozicionim i zotit Rama, ndaj programit, ndaj nevojës për një atraksion politik përmes idesh dhe propozimesh luajaliste dhe sidomos adresimi i tij ndaj qeverisë dhe kundërshtarit Berisha me oferta politike që bazohen mbi principin e partneritetit institucional, përbën një akt përparues dhe sfidant ndaj Kryeministrit Berisha.

Opozita po vjen në orët e saj të solidaritetit të lartë politik për shkak të qëllimit. Kjo nuk ka më dyshim.

Në listën e re të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së janë rikthyer disa dhjetëra emra të njohur të së majtës, kanë mbetur edhe të larguarit, edhe të postuarit, edhe oponentët e kryetarit aktual Rama. Në këtë mënyrë, procesi i ri zgjedhor në këtë Kongres, sidomos lista përfaqësuese në Asamblenë Kombëtare të PS-së, po rikonfirmon rikthimin në demokracinë e njohur të përfaqësimit, pavarësisht autoritetit të kryetarit. Kjo është një fitore jo për Edi Ramën, por një fitore e vetë së majtës, për rikthimin e saj te gjendja e munguar, te vetvetja e braktisur dhe sidomos te kapaciteti organik i energjisë së plotë për konkurrim qeverisës. Në këtë mënyrë, duket se përmes këtij kongresi, Edi Rama ka fituar një betejë të parë, por krejt të pamjaftueshme, për t’iu kundërvënë konkretisht skepticizmit që opinioni dhe më shumë anëtarësia e partisë së tij, shtoi gjatë viteve të fundit.

Por natyrisht, kjo nuk është kaq e thjeshtë. Historia politike e PS-së ka dëshmuar se ikje-ardhjet nga partia e emrave të njohur socialistë që nga viti 2003 e këtej, kanë qenë një realitet i cili e ka rrënuar peshën morale dhe sidomos vlerën e cilësisë së përfaqësimit. Në këtë forcë politike frakturat kanë qenë dhe janë të rënda, sepse ato kanë ndodhur për shkak të dekompozimit moral dhe sidomos për shkak të prishjes së principeve bazike të demokracisë së përfaqësimit dhe të sistemit të brendshëm zgjedhor.

Por mesa duket, të majtët e lodhur nga vetja sherrnante dhe sidomos nga pritja e gjatë gjashtëvjeçare në opozitë, tashmë kanë ardhur në logjikën e një reagimi jo më ekzistencial, por aksionues. Ata po hyjnë në kapitullin e ri për një betejë politike për ardhje në qeverisje. Tendenca e dukshme organizative, dëshmohet edhe përmes listës së re të anëtarëve dhe kandidatëve për në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Nuk është thjesht pasazh i programit ekonomik të PS-së ajo që pohoi dje kryetari socialist Rama: “Ne nuk synojmë një projekt që është pro 95 për qind të shqiptarëve dhe kundër 5 përqindëshit tjetër. Ne jemi për taksimin më shumë të atij që merr më shumë”. Rama po i shton cilësisë së vet prej kryeopozitari, dimensionin e politikanit që pretendon përballjet me sfidat konkurruese për qeverisjen e vendit. Në këtë mënyrë, ai po del prej qerthullit konfliktual, në të cilin me faj të plotë dhe të paplotë qëndroi sidomos gjatë tri vjetëve të fundit. Këtë pozicionim dhe rivendosje politike, oponenti i tij në lidershipin e partisë, zoti Blushi e vlerëson si një kthim. “Është një kthim në ide. Kemi pasur aksion, por s’kemi pasur mendim. PS-ja ka kuptuar se kjo është rruga… Po hyjmë në një fazë idesh. Njerëzit bashkohen përreth ideve. Duke u kthyer majtas, nuk jemi më përtej së majtës dhe së djathtës”.

Socialistët po hyjnë në një kapitull të ri politik, një kapitull që nis së pari nga “çështjet me veten”, duke ikur prej sherrit me veten. Kjo është shija e parë e një qëndrimi realpolitik që kreu socialist Edi Rama, tenton ta realizojë si një politikan. Sfida mbetet ende në fuqi për të, pasi ai gjatë viteve të fundit, kur bëhet fjalë për kontraversalitetin brenda lidershipit socialist e ka krejt të qartë tashmë se liria në forcën e tij politike, nuk është rrezik, por gjeratore e fuqishme kontrasti me kundërshtarin Berisha. Zoti Rama ka shumë arsye ta vlerësojë të thënën universale të Kazanzaqisit: “Rreziku-pasojë e lirisë”, por jo ta përjetojë atë si frikë separatizmi partiak. Forca që ai drejton ka në historinë e vet, periudha të mirëvlerësuara, ku liria oponenciale nuk shton rrezik, por krijon ansambël dhe e bën edhe më potent vokalin opozitar. Zgjedhjet e djeshme në Asamblenë e PS-së dhe debatet brenda Kongresit, në vetvete janë tendencë për një strukturim të krejt establishmentit politik të opozitës. Le të shpresojmë për këtë proces opozitar të “ardhjes në vete”.

Gazeta "Shqip"

KOMENTE