English

Vlorë, vritet një i ri, dy të tjerë luftojnë me vdekjen

Vlorë, 6 nëntor 2011, NOA – Pas një sherri banal duke luajtur domino, një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri, dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në rrugën “Isa Boletini” në qytetin e Vlorës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Policia e Vlorës e mbërritur në vendngjarje pas të shtënave me armë ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është larguar me rrëmbim pasi ka lënë të vdekur të riun, me të cilin po luante domino.

Emri i personit të vrarë ende nuk bëhet i ditur nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin rajonal.

Blutë e Vlorës shpallën në kërkim autorin, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur të hetojë për rrethanat e ngjarjes së rëndë, që i mori jetën një personi. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE