Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, plagoset me thikë studenti, kapet autori
English

Vlorë, plagoset me thikë studenti, kapet autori

Vlorë, 8 nëntor 2011, NOA – Një student 18-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pas një grindjeje të çastit mbrëmjen e shkuar, pranë lokalit “Flamingo” në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në qytetin bregdetar të Vlorës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 të së hënës.

Autori i plagosjes me thikë është 18-vjeçari Edison Hekuran Shabani, banues në Sarandë, student në Universitetin “Ismail Qemali”.

Policia e Vlorës bën me dije se Edison Shabani pas një grindje të çastit për motive të dobëta dyshohet të ketë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin me iniciale A. G., banues në “Ura Vajgurore” të Beratit dhe që studion në Universitetin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.

I plagosuri u transportua në spitalin rajonal të Vlorës nga shokët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, Edison Shabani, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, ai u kap vetëm pak minuta më vonë në vendin e quajtur “Posta e Coles”.

Edison Shabani është nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje.

mit/NOA

KOMENTE