English

Walt Disney dhe YouTube, aleancë për videot online

SHBA, 8 nëntor NOA - Walt Disney dhe YouTube tashmë janë aleatë. Sipas përshkrimeve që janë bërë nga “New York Times”, dy skuadrat shumë shpejt do të njoftojnë dhe zyrtarizojnë një partnership për prodhimin e një seri videosh origjinale që do të jenë të produksionit të Walt Disney dhe të transmetueshme në Disney.com dhe YouTube, nëpërmjet një kanali të krijuar nga vetë dy shoqëritë. Kjo marrëveshje e arritur do të sjellë një investim prej 10-15 milionë dollarë dhe “duket si një pamje tepër e limituar”, por dy shoqëritë e kanë arritur diçka të tillë për të plotësuar dobësitë respektive në kompani. r.b/NOA

KOMENTE