Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulimi i rrallë, piktura 500 vjeçare e Da Vinçit
English

Zbulimi i rrallë, piktura 500 vjeçare e Da Vinçit

Londër, 7 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Ky panel 500-vjeçar nuk është shumë më i madhe se sa një ekran mesatar televizori, por ajo çka tregon është e jashtëzakonshme.

Një pikturë e Jezu Krishtit që, pas shekujsh të lënë pas dore është identifikuar si vepra e Leonardo da Vincit: Salvador Mundi ( shqipëruar: Shpëtimtari i botës) "Ideja se mund të jetë prej tij ishte pothuajse një pamundësi, kjo është një ëndërr", ka thënë eksperti i artit, Robert Simon. Piktura i bashkohet një koleksion të vogël pikturash të mbijetuara të mjeshtrit të Rilindjes, i cili që jetoi dhe punoi në Itali në shekullin e 15-të.

"Salvator Mundi",është i njohur pasi ka qenë në pronësi të mbretit anglez, Charles I e më pas ka lëvizur nëpër koleksione të ndryshme private deri në vitin 2005, kur pronari aktual e solli atë në Nju Jork për ta studiuar. Identiteti i vërtetë i pikturës me përmasat 66 x 45 cm në vaj kishte qëndruar në gjumë për vite me rradhë. Mendohet se piktura është skicë e Da Vinçit ose e punuar më pas nga pasuesit e tij.

Por ka dy të dhëna të rëndësishme. Njëri ishte një i ashtu-quajtur "pentimento", një ndryshim në pikturë, e cila tregon gjurmët e punës së mëparshme, që Simon ka zbuluar duke hetuar një foto të pikturës të bërë natën. Tjetra ishte piktura e famshme e Krishtit. "Unë isha duke kërkuar në curls dhe Shën Gjon Pagëzorin në Luvër, i cili ka këtë kokë të madhe dhe ata janë të njëjtë", tha eksperti i artit.

a.q/NOA

KOMENTE