Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E premtja dita perfekte, 11.11.11
English

E premtja dita perfekte, 11.11.11

E martë, 8 nëntor 2011, NOA- E premtja e ardhshme e kësaj jave do të jetë një “ditë perfekte”, të paktën nga këndvështrimi matematik edhe pse vetëm për një sekondë.

Siç informon Noa.al, ora 11 e 11 minuta dhe 11 sekonda e 11 nëntorit të vitit 2011 është çasti perfekt që e shënon edhe ditën perfekte. Për të pasionuarit e shkencës, thuhet se 11 nëntori i 2011-ës përfaqëson një moment zhvillimi për njerëzimin, ndryshimi supermendor që është pjesë e evoluimit të tokës dhe ndërgjegjes, që nuk ka përfunduar ende rritjen e saj.

Kjo e premte konsiderohet edhe dita kur fillon një Rilindje e re. Ndërkaq në këtë ditë në Kinë pritet një bum martesash. Janë mbi 600 çifte që kanë bërë kërkesë që të martohen pikërisht të premten në Shangai, ose më mirë të thuash më 11-11- 2011.

Sipas kinezëve 6 njëshat konsiderohen si datë fatlume. Pikërisht më 10 tetor të vitit 2010, mbi 10 mijë çifte u martuan në Shangai duke regjistruar një rekord absolut për martesa në një ditë të vetme që nga viti 1949.

Ndërkaq të shumta ishin edhe dasmat që ndodhën në 9-9-2009, që për numrin 9-të sipas gjuhës kineze shqiptohet njëlloj si të thuash “përgjithmonë”. Sipas zyrës për çështjet civile në Shangai thuhet se është e mundur që 11 nëntori të regjistrohet si një rekord i ri.

a.y/NOA

KOMENTE