Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna anoreksike, e cila peshon më pak se vajza e saj 7 vjeçare
English

Nëna anoreksike, e cila peshon më pak se vajza e saj 7 vjeçare

SHBA, 8 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Në pamje të parë, ato duket sikur janë dy motra moshatare, por shikoni përsëri me vëmendje këtë fotografi befasuese.

Ata janë, në fakt, një nënë 26-vjeçare së bashke me vajzën e saj 7 vjeçare.

Fatkeqësisht, Zonja Rebecca Jones vuan nga sëmundja e anoreksisë, përgjatë pothuajse gjysmës së jetës së saj.

Për këtë shkak, ajo peshon 31 kilogramë më pak se vajza e saj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në pamje të jashtme ajo duket jashtëzakonisht e hollë, sidomos në momentet që nënë e bijë zgjedhin të veshin rroba të njëjta.

Zonja Rebecca mbijeton vetëm në sajë të ngrënies së supës, tostës dhe pijeve të energjisë, edhe pse mjekët kanë paralajmëruar se mungesa e ushqyesve mund ta vrasë atë.

Në të njëjtën kohë, ajo inkurajon vogëlushen e saj, Maisy të gëzojë ngrënien e çokollatave dhe tipeve të ndryshme të ushqimeve.

Zonja Jones, e cila është 20 cm më shtatlartë se vajza e saj, tha: “Veshja e të njëjtave rroba si Maisy më jep një ndjenjë krenarie. Është e gabuar, por kjo më bën të ndjehem mirë. Unë nuk mendoj se jam e hollë. Unë gjithmonë e shoh veten sikur kam përmasa më të mëdha se realisht.”

Çrregullimi i të ushqyerit nisi menjëherë pas divorcit të prindërve të saj, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.

Ajo ngacmohej në shkollë, duke humbur në këtë mënyrë edhe besimin në vetvete.

Më parë këtë vit, analizat e gjakut zbuluan se Zonja Jones kishte nivele të ulëta të kaliumit, një gjendje e njohur si hipokalemia, e cila shkakton dobësi ekstreme të muskujve.

Nivelet e kaliumit dhe shkalla e zemrës së saj monitorohen çdo moment, nga mjekë të kualifikuar.

Mjekët kanë paralajmëruar se jeta e saj është në rrezik nga një sulm fatal në zemër, nëse ajo nuk arrin të shtojë në peshë.

a.k/NOA

KOMENTE