English

Në rrjet një këngë e re e Madonna

SHBA, 10 nëntor NOA - Një interes shumë i madh është shfaqur për diskun që Madonna do të publikojë në fillim të vitit 2012, një album që vjen pas tre vitesh distancë nga “Hard Candy”. Megjithatë aktualisht në ueb ka përfunduar një këngë e padëgjuar më parë “Give Me All Your Love”, e prodhuar nga francezi Martin Solveig. Ende nuk dihet saktësisht se si do të jetë strategjia e përdorur nga këngëtarja, që me këtë publikim mund të themi se ka bërë të ditur se ajo do të rikthehet në rolin e saj të “mbretëreshës së pop-it”. Madonna gjithashtu me këtë këngë mund të pohojmë se është rikthyer dhe në ritmet e përdorura nga ajo në vitet 80. r.b/NOA

KOMENTE