Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtëpia e Bardhë mohoi ekzistencën e UFO-ve, organizatat: S’po flasim
English

Shtëpia e Bardhë mohoi ekzistencën e UFO-ve, organizatat: S’po flasim

SHBA, 11 Nëntor 2011 NOA - Në një nivel shkencor, demonstrohet se ekzistenca e formave të jetës jashtëtokësore është pothuajse e pamundur. Format e jetës jashtëtokësore që mund të jetojnë në galaktika të tjera ekzistojnë vetëm në libra, filma dhe seri televizive, si "X-Files", "E.T.".

Dhe kjo ka çuar mundësinë e ekzistencës së UFO-ve në zhvillimin e teorive konspirative që shpesh rezultojnë në paranojë.

Por tani, të gjithë ato që besojnë apo dhe skeptikët duhet të rrinë të qetë. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se: alienët nuk ekzistojnë.

një deklaratë postuar në sitin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në përgjigje të dy peticione popullore, qeveria amerikane ka thënë se "nuk ka prova për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, ose të faktit se që një qenie jashtëtokësore ka kontaktuar ndonjëherë me një anëtar të racës njerëzore".

Pra, harroni videot e panumërta në YouTube, harroni kufomat e alienëve të ruajtura në baza sekrete ushtarake, harroni Area 51, në shkretëtirën e Nevadas, shumë fotografi, harroni historitë e rrëmbimeve nga ufo-t. Ata nuk ekzistojnë. Dhe për të siguruar ata që ende kanë dyshime, Shtëpia e Bardhë, flet me gjuhën shkencore dhe teknologjike të ekspertit të hapësirës Phil Larson, shkon dhe më tej dhe mohon çdo teori konspiracioni: "nuk ka asgjë për tu menduar se është duke u përpjekur ti fshihen opinionit publik informacione në lidhje me jashtëtokësorët".

Por, as “The Object Report” as “Paranormal News”, dy organizatat e specializuara amerikane dhe faqet e tyre zyrtare nuk kanë komentuar deklaratat e qeverisë amerikane.

Sipas ish-drejtorit të NASA-s, Ken Johnston, i cili ka punuar për misionet Apollo të agjencisë amerikane të hapësirës, ​​qeveria është në posedim të provave të jashtëtokësorëve.

k.e/NOA

KOMENTE