Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthehet nga emigrimi, gjen hajdutin brenda në shtëpi
English

Kthehet nga emigrimi, gjen hajdutin brenda në shtëpi

Korçë, 12 nëntor 2011, NOA- Një 50 vjeçar nga fshati Mbrojë i Korçës i cili prej disa kohësh kishte qenë në emigrim në Greqi, ditën e djeshme është kthyer në banesën e tij, por brenda shtëpisë e ka gjetur një surprizë.

Siç raporton Noa.al, 50 vjeçari me iniciale L.R ka shkuar në polici për të denoncuar mysafirin e paftuar pasi, në momentin kur është kthyer nga Greqia dhe ka hyrë në banesën e tij, ka konstatuar se një person i huaj ka dalë nga banesa në momentin e hyrjes së tij ndërsa në duar mbante disa sende që kishte marrë brenda saj.

Menjëherë pas denoncimit nga ana e uniformave blu është bërë i mundur identifikimi i autorit, 21 vjeçari Arjan. K dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

a.y/NOA

KOMENTE