Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për një Europë të vërtetë demokratike
English

Për një Europë të vërtetë demokratike

"Ky vëzhgim nuk e justifikon fare një emërzim të konceptit “popull”. Vetëm populizmi i krahut të djathtë vazhdon të projektojë karikatura të partive të mëdha kombëtare që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe parandalojnë formimin e një vullneti që shkon përtej kufijve"

Nga Jurgen Habermas*

Kriza e tanishme ekonomike kërkon një vëmendje të madhe. Por, përtej problemeve aktuale, liderët politikë nuk duhet të harrojmë defektet strukturore të Bashkimit Monetar, të cilët nuk mund të korrigjohen pa pasur një bashkim të duhur politik. Bashkimit Evropian të sotëm i mungojnë aftësitë e nevojshme për të harmonizuar ekonomitë kombëtare, të cilat në kushtet e konkurrencës janë ende shumë heterogjene.

Një tjetër “Pakt për Europën”, nuk bëri asgjë tjetër sa nxori në pah një problem të vjetër: marrëveshjet jo-detyruese ndërmjet krerëve të qeverisë janë të paefektshme ose jo-demokratike. Për këtë arsye ato duhet të zëvendësohen së shpejti nga Institucione që mund të marrin vendime të përbashkëta dhe të padiskutueshme.

Qeveria federale gjermane është bërë motori i një de-solidarizimi që përfshin të gjithë Europën, sepse për një kohë të gjatë ka injoruar të vetmin element të aftë për të çuar përpara kontinentin e vjetër, që është “Më shumë Europë”, sipas përcaktimit lakonik i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Një paralizë e përgjithshme – Të gjitha qeveritë e përfshira në projektin europian tani e gjejnë veten të humbur, të paralizuar përpara një dileme: nga njëra anë diktati i bankave të mëdha dhe agjencive të vlerësimit, nga ana tjetër frika e një de-legjitimimi nga populli i dëshpëruar. Zgjidhjet e përkohshme të propozuara vazhdimisht tradhtojnë mungesën e një perspektivë më të gjerë.

Kriza financiare që filloi në vitin 2008 ka fosilizuar mekanizmin e borxhit publik dhe do të jenë brezat e ardhshëm që do t’i kenë në kurriz shpenzimet. Në këtë moment ne nuk kuptojmë se si politikat e kursimit - të vështira për të vendosur në fronte të ndryshme kombëtare - kurrë nuk do të lakohen, në terma afatgjatë, me ruajtjen e një shteti të mirëqenies efektive.

Duke pasur parasysh seriozitetin e problemit, do të prisnim që politikanët të ishin të shqetësuar për të vënë kartat në tryezë për t’i shpjeguar popullit raportin midis kostove afatshkurtra dhe përfitimet e ardhshme të këtij sistemi, duke pasur parasysh që njerëzit kanë të drejtë për të kuptuar kuptimin historik të projektit Europian.

Por liderët e kontinentit të vjetër zgjedhin të nënshtrohen atij populizmi që vetë ata ndezin, duke i mbajtur njerëzit injorantë të një realiteti kompleks dhe jopopullor. Përballë bashkimit ekonomik dhe politik të Europës, liderët e kontinentit duken të mbajnë frymën dhe fshehin kokën nën rërë.

Gabimi i populistëve të Djathtë – Çfarë e shkakton këtë paralizë? Një teori e lindur në shekullin e nëntëmbëdhjetë kërkon një përgjigje në lidhje me popullin: nuk ekziston një popull europian, dhe për këtë arsye, çdo formë e bashkimit politik do të jetë gjithmonë utopike. Këtij interpretimi, sidoqoftë, unë dua t’i kundërvihem me një tjetër: fragmentimi historik i politikës së Europës (dhe të botës) është në kundërshtim me rritjen sistematike të një shoqërie multi-kulturore globale, dhe është një pengesë për të gjitha proceset e qytetërimit ligjor e kushtetuese të pushteteve politike dhe sociale.

Fakti që deri më tani BE-ja ka qenë e drejtuar dhe e monopolizuar nga elitat politike ka prodhuar një asimetri të rrezikshme: në njërën anë pjesëmarrja demokratike e popujve për të siguruar që qeveritë e tyre të shkojnë në Bruksel për t’u "mbyllur" në pozicionet e tyre, dhe nga ana tjetër indiferenca dhe mungesa e pjesëmarrjes së qytetarëve të BE në vendim-marrjen e Parlamentin të Strasburg-ut.

Ky vëzhgim nuk e justifikon fare një emërzim të konceptit “popull”. Vetëm populizmi i krahut të djathtë vazhdon të projektojë karikatura të partive të mëdha kombëtare që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe parandalojnë formimin e një vullneti që shkon përtej kufijve.

Sa më shumë popujt kombëtarë do të kuptojnë dhe mediat do të nxjerrin në pah sa ndikojnë vendimet e BE-së në jetën tonë të përditshme, aq më shumë do të rritet dëshira e qytetarëve europianë të gëzojnë të drejtat e tyre demokratike. Ky aspekt është bërë i prekshëm me krizën euros. Kriza e detyroi Këshillin e Evropës për të marrë vendime, pavarësisht se vendimet mund të peshojnë në mënyrë të pabarabartë në buxhetet individuale kombëtare.

Zonat gri të politikës europiane – Nga 8 maji i 2009, Këshilli Europian shkoi përtej një kufiri të caktuar me marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ruajtur disa vende dhe për të ndryshuar madhësinë e borxhit të tyre. Gjithashtu vendosi për të vazhduar në harmonizimin e gjithçkaje që ka të bëjë me konkurrencën në politikën ekonomike, tatimet, të tregun e punës, sociale dhe kulturore.

Pasi mbikaluar këtë kufi dalin në pah çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen së kapitalit. Duke ndjekur këtë logjikë, si qytetarë të BE-së, qytetarët e shteteve të cilat janë prekur nga shpërndarja e ngarkesave do të thonin në mënyrë demokratike mendimin e tyre mbi atë që udhëheqësit e tyre të qeverisë vendosin për një "zonë gri".

Në vend të kësaj, ne kemi regjistruar një sërë manovrash vonuese nga qeveritë dhe një refuzim populist nga qytetarët në drejtim të projektit europian. Kjo sjellje vetë-shkatërruese shpjegohet nga fakti se elitat politike dhe mediat janë në mëdyshje për të komunikuar ndikimin pozitiv të këtij projekti. Presionet e tregjeve financiare kanë nënvizuar faktin se kur u fut euro-ja, kishte qenë anashkaluar një parakusht Ekonomik i karabinasë Kushtetuese: BE-ja nuk mund të garantojë mbrojtje kundër spekulimit financiar, vetëm nëse nuk merr më tepër përgjegjësi politike të nevojshme për të siguruar - të paktën në zemër të Europës, domethënë në mes të anëtarëve të eurozonës - një konvergjencë të zhvillimeve ekonomike dhe sociale.

Dëshmia e sundimit post-demokratik – Të gjithë protagonistët e këtij evolucioni europian e dinë se një shkallë e ngjashme e "bashkëpunimit të shtuar" nuk është e mundur në bazë të traktateve ekzistuese. Një "qeveri ekonomike " e përbashkët, ide që i pëlqen edhe qeverisë gjermane, çka do të kishte një pasojë: detyrimin e të gjitha vendeve të Komunitetit Ekonomik Europian të jenë konkurrues, dhe do të shtriheshin përtej politikave financiare dhe ekonomike, çka do të duhej të prekeshin buxhetet kombëtare e për rrjedhojë kundër të drejtës së parlamenteve kombëtare në fushën buxhetore.

Për të shmangur një konflikt gjigand mbi juridiksionin, e vetmja (e vështirë), rrugë e përshkueshme e një transferimi të mëtejshëm të sovranitetit nga shtetet anëtare të Bashkimit. Në vend të kësaj, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy kanë gjetur një kompromis midis liberalizmit ekonomik gjerman dhe Shtetimit francez.

Personalisht jam i bindur se ata po përpiqen për të forcuar qeverinë federale të parashikuar në Traktatin e Lisbonës për të krijuar një domen ndërqeveritar të Këshillit Europian në kundërshtim me vetë parimet e Traktatit. Një sistem i këtij lloji do t’i imponojë diktatin e tregjeve në buxhetet kombëtare pa asnjë legjitimitet demokratik.

Në këtë mënyrë, krerët e qeverisë do të transformonin projektin evropian në të kundërtën e saj: bashkësia e parë mbikombëtare dhe e legjitimuar në mënyrë demokratike do të bëhej një aleancë elitës për të ushtruar një sundim post-demokratik. Alternativa qëndron në vazhdimin e dukshëm të legalizimit demokratik të Bashkimit Europian. Megjithatë, për sa kohë do të vazhdojnë të zhvillohen pabarazitë sociale dhe ekonomike midis shteteve të dobët dhe shtetet e pasura, nuk mund të çimentohet solidariteti europian.

Bashkimi duhet të sigurojë që Ligji Themelor i Republikës Federale të Gjermanisë përcakton (art.106 paragrafi 2) “uniformitetin e kushteve të jetesës”. Kjo “homogjenitet” është i lidhur me një jetë të pranueshme shoqërore, bazuar në një ndarje të drejtë, dhe jo në një nivelim të dallimeve kulturore. Është e nevojshme zbatohet një integrim politik i bazuar në mirëqenien sociale, në mënyrë që pluralizmin kombëtar dhe pasuria kulturore të biotopeve të “Europës së Vjetër” mund të mbrohen sheshimi i një globalizimi gjithnjë e më të shpejtë.

*Artikulli është nxjerrë nga sprova e filozofit të njohur gjerman Jürgen Habermas, “Mbi Kushtetutën Europiane”

KOMENTE