English

Merren për derra të egër, vriten në gjah dy persona

Lazio, Sardenja, 13 nëntor 2011, NOA – Gjuetia e derrave të egër është shndërruar në tragjedi për dy persona, të cilët u vranë, ndërsa u morën në shënjestër gabimisht si derra, bën me dije agjencia e lajmeve NOA.al.

Njëra prej ngjarjeve të rënda ndodhi në pyjet e zonës së Lazio-s, ku një gjuetar mori për derr, mikun e tij, me të cilin kishte dalë për gjah, dhe e qëlloi për vdekje.

Viktima Antonio Tedeschi 50 vjeç ishte nga fshati Pozzilli, që ndodhet në provincën e Isernia-s.

Sikundër njoftojnë mediat, për shumë orë qeni i tij besnik, ishte i vetmi, që qau pronarin në momentet e vdekjes, në malet e Viticuso-s në krahinën e Cassino-s.

E dielë fatale qëlloi kjo e sotmja edhe për 63-vjeçarin Dino Silesu, i cili u vra me një plumb ballor nga miku i tij i gjuetisë, në zonën e Sardenjas.

Një i tretë u plagos lehtë gjatë gjuetisë së derrave të egër në zonën e tempullit Pausania.

mit/NOA

KOMENTE