Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Napolitano: Zgjodha Montin, moment prove për të mirën e Italisë
English

Napolitano: Zgjodha Montin, moment prove për të mirën e Italisë

Romë, 13 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Pak çaste pas mandatimit të senatorit italian Mario Monti për formimin e qeverisë teknike, një detyrë e pranuar me rezerva nga ky i fundit, Presidenti italian Giorgio Napolitano deklaroi në një konferencë për shtyp se është në interesin e vendit drejtimi nga një qeveri teknike me mbështetje të gjerë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Napolitano sqaroi për mediat se situata duhet të zgjidhet me urgjencë në të mirë të stabilitetit ekonomik dhe për të evituar precipitimin e Italisë në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti italian theksoi se Italia ndodhet në një moment tejet të brishtë ekonomik dhe nën kërcënimin e një borxhi të madh publik, andaj sipas tij, duhet reaguar me shpejtësi.

Në këtë pikë, “zgjedhja e senatorit Mario Monti në krye të qeverisë teknike nuk është një përmbysje si ajo e vitit 2008”, tha Napolitano, duke shtuar se bëhet fjalë vetëm për t’i dhënë jetë një qeverie që të bashkojë forcat politike në një sipërmarrje të jashtëzakonshme për të nxjerrë vendin nga emergjenca e krizës financiare.

“Është një përpjekje tejet e vështirë ky bashkim për të mirën e vendit, pas vitesh të tëra përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh”, vlerësoi presidenti italian nga oborri i pallatit Quirinale.

Por, përpara se presidenti të fliste para italianëve për zgjedhjen e tij, vetë i mandatuari për qeverinë e re, Mario Monti deklaroi se e kishte pranuar me rezerva detyrën e ngarkuar, duke lajmëruar se do të fliste rishtas me Kreun e Shtetit pasi të bënte konsultime urgjente me të gjitha palët për qeverinë teknike.

“Italia duhet ta fitojë betejën e madhe që ka përpara”, deklaroi për mediat pas mandatimit, ish-Komisioneri i BE-së Mario Monti.

Ai vërejti se kriza mund të kapërcehet me përpjekje të fortë dhe të përbashkët për të rimarrë hapin e humbur.

Këto ishin fjalët e para të kryeministrit të mandatuar Mario Monti, pas diskutimeve me Presidentin italian Giorgio Napolitano.

Ai shpjegoi se do të rikthehet tek presidenti pasi të ketë kryer takime urgjente dhe skrupuloze për të shuar dyshimet e tij për krijimin e qeverisë.

Në këto kushte, Monti i cilësoi fantazi, kohën për krijimin e qeverisë teknike dhe emrat e ministrave.

Gjatë kësaj dite të gjatë negociatash në Itali, edhe kryeministri Silvio Berluskoni i dorëhequr, mbrëmjen e shkuar është shprehur se vendimi i tij ishte përgjegjësi ndaj zgjedhësve.

mit/NOA

Në foton e parë: Mario Monti në deklaratën e parë pas mandatimit për krijimin e qeverisë teknike.

Në foton e dytë: Presidenti Italian Giorgio Napolitano.

KOMENTE