English

Pasardhësi i Steve Jobs, është një 12-vjeçar?

Kaliforni, 14 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Gjenial dhe tepër karizmatik. Nuk është ky përshkrimi i administratorit të ri të kompanisë gjigande të Apple, por ai i një 12-vjeçari.

Quhet Thomas Suarez, ai që ka magjepsur Ted të Manhattan Beach, në Kaliforni, me prezantimin që ka bërë për dy aplikimet e reja të ndërmarrjes së tij, CarrotCorp, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

I inkurajuar nga prindërit e tij dhe nga të gjithë mësuesit, kjo në lidhje me pasionin që ka për programim, vogëlushi Suarez ka krijuar dhe një aplikacion club në shkollë, ku gjeni të vegjël ashtu si ai mund t'i lejojnë vetes krijimtarinë e tyre në aplikacione për iPhone duke mos u limituar aspak përpara ekranit të tyre të kompjuterit.

r.b/NOA

KOMENTE