English

City, 30 milionë për Thiago Silvën

Londër, 15 nëntor NOA - Jo vetëm Barcelona, pasi edhe Manchester City ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Milanit, braziliani, Thiago SIlva. Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, klubi i sheikut Mansour është i gatshëm të ofrojë në drejtim të kuq e zinjve një ofertë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin brazilian. Tekniku i Citizens, Roberto Mancini, e admiron Thiago Silvën dhe e kërkon me çdo kusht që ta marrë në Angli. Megjithatë kjo tratativë mbetet tepër e vështirë për tu realizuar, pasi Milani në krahun tjetër nuk kërkon aspak të privohet nga shërbimet e këtij lojtari. r.b/NOA

KOMENTE