English

Kardiologët në SHBA: Twttier mund të shpëtojë jetë

SHBA, 15 nëntor NOA - Twitter mund të ndikojë shumë mirë në zemrën tonë dhe mund të shpëtojë jetë njerëzish. Për këtë fakt janë të bindur studiuesit në Pennsylvania, të cilët kanë vënë re se diskutimet mbi goditjet kardiake janë shumë të ndjekura në këtë rrjet social dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë një mënyrë të re për të shpërndarë informacion që mund të jetë shpëtues-jetësh për publikun. Në këtë studim, i cili është prezantuar nga Organizata e Kardiologëve në SHBA, hulumtuesit kanë arritur të identifikojnë 15 mijë e 324 persona që flisnin pikërisht për goditjet kardiake, simptomat, faktorët e rrezikut, prognozën dhe kurimin. r.b/NOA

KOMENTE