Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kelly Brook nxjerr hiret e trupit për të provuar se është ajo
English

Kelly Brook nxjerr hiret e trupit për të provuar se është ajo

Angli, 15 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Kelly Brook, modelja e shkëlqyer dhe aktorja angleze është paraqitur në Twitter pa asnjë kompleks duke shfaqur të gjitha format e saj të fizikut.

Sensualja Kelly ka postuar disa fotografi të cilat e paraqesin atë të zhveshur të cilat më pas ia ka dërguar komedianit Leigh Francis, i cili pati vënë në dyshim identitetin e saj: “E shikon, jam unë”, - i ka shkruar topmodelja.

Komediani, shumë i njohur në Britaninë e Madhe, në mënyrë ironike kishte vënë në dyshim identitetin e Kelly Brook: “Kjo është Kelly Brook apo një i moshuar i “ndyrë” që hiqet si ajo”.

Përgjigja e aktores seksi nuk vonoi shumë dhe kanë qenë pikërisht disa fotografi seksi të sajat, të cilat modelja i ka kryer vetë duke u paraqitur e zhveshur. Brook, tashmë 31-vjeçe është e fejuar me ragbistin Thom Evans.

Duhet thënë se Brook nuk është e re në këtë paraqitje sensuale të pasi edhe më parë ajo ka nxjerrë foto provokuese.

r.b/NOA

KOMENTE