Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga grekut, fshehu drogë në makinë
English

Pranga grekut, fshehu drogë në makinë

Vlorë, 15 nëntor 2011, NOA – Në portin e Vlorës është identifikuar automjeti tip autoveturë e markës KIA “Shuma” me targa greke YHZ 6400 dhe më pas i drejtuesit të këtij mjeti, me të cilin dyshohej se do të trafikohej lënda narkotike, ndaj të cilit është kryer një kontroll i imtësishëm.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se, brenda në automjet në pjesën e prapakolpit, në pjesën e bagazhit dhe në veshjet e brendshme të dyerve të tapicerisë ishin fshehur 242 pako me lëndë të dyshuar narkotike e presuar, të mbështjella me natriban të bardhë. Pesha e tyre ishte 34 kg dhe llojit “Cannabis Sattiva”

Menjeherë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit shtetasit: Jordanis Panajotis Savvoulidis, vjec 23, banues në Athinë, Greqi me shtetësi e kombësi greke.

Gjithashtu u krye sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike dhe automjetit tip KIA Shuma.

a.q/NOA

KOMENTE